Porti i Durrësit/ Kapen 41.3 kg kokainë nga Brazili, droga me vlerë rreth 2 milionë euro

Porti i Durrësit/ Kapen 41.3 kg kokainë nga Brazili, droga me vlerë rreth 2 milionë euro

Një sasi prej 41 kilogramësh e 350 gramësh kokainë është sekuestruar në Portin e Durrësit, në kuadër të një operacioni kundër trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili drejt Shqipërisë. Droga, me një vlerë të përllogaritur në treg prej rreth 2 milionë eurosh, u gjet në një kontejner që, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule. Operacioni policor, i koduar “Anchor 3”, u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit. Kontrollet u kryen në kuadër të hetimeve për një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë ushtruan kontroll të imtësishëm në një kontejnerin me origjinë nga Brazili. Gjatë kontrollit, në kapakët...