Popullsia drejt plakjes, Singapori ofron 55 mijë dollarë për çdo fëmijë deri në moshën 17-vjeçare
Bota E Martë, 1 Shtator 2026 12:56 Kryeministri i Singaporit, Lawrence Wong ka thënë se qeveria do të ofrojë pothuajse 70,000 dollarë singaporianë (55,048 dollarë amerikanë) si mbështetje financiare për çdo fëmijë deri në moshën 17 vjeç. Politika nis që në lindje, me një pagesë prej 10,000 dollarësh singaporianë për foshnjën dhe dy pagesa të veçanta prej 5,000 dollarësh për shpenzimet mjekësore dhe arsimore. Masat e tjera përfshijnë 2,000 dollarë singaporianë në “kredi për fëmijët” nga mosha një deri në 16 vjeç, uljen e tarifave për kopshtet e subvencionuara nga qeveria në 150 dollarë në muaj dhe dhënien e më shumë lejeve prindërore. “E ardhmja e Singaporit do të jetë po aq e fortë sa familjet që e ndërtojnë atë,” tha Wong. Norma e lindshmërisë...
Burimi:
kohajone.com