”Pop Art” nuk lindi në Amerikë: Historia e një prej rrymave më të famshme të artit

”Pop Art” nuk lindi në Amerikë: Historia e një prej rrymave më të famshme të artit

Edhe pse Pop Art lidhet ngushtë me emra si Andy Warhol, Roy Lichtenstein dhe James Rosenquist, me Hollywood-in, reklamat, komikët dhe kulturën e konsumit amerikan, origjina e kësaj rryme artistike nuk gjendet në Shtetet e Bashkuara. Pop arti lindi në Britaninë e pasluftës, përpara se të përhapej në Amerikë, Evropë dhe më tej gjatë viteve ’60. Zanafilla e tij lidhet me prillin e vitit 1952, kur një grup artistësh i njohur si “Independent Group” u mblodh në Institutin e Artit Bashkëkohor në Londër për të diskutuar marrëdhënien mes artit modern dhe kulturës së konsumit. Në qendër të këtij zhvillimi ishte artisti Eduardo Paolozzi, i cili gjatë viteve të tij në Paris dhe më pas në Londër krijoi kolazhe duke përdorur reklama amerikane, vizatime humoristike, kopertina...