Polonia raporton lëvizje shqetësuese në kufi me Rusinë

Polonia raporton lëvizje shqetësuese në kufi me Rusinë

Polonia ka ndërmarrë një operacion të gjerë sigurie në kufirin me enklavën ruse të Kaliningradit, duke angazhuar policinë, rojet kufitare dhe ushtrinë. Kryeministri Donald Tusk bëri të ditur se shërbimet polake dhe ato aleate të inteligjencës kishin paralajmëruar për depërtim të mundshëm të personave të armatosur, si dhe akte sabotimi e provokime përgjatë kufirit në ditët e para të nëntorit. Sipas Tusk, lëvizje të dyshimta të personave me fenerë pranë kufirit u vunë re pak pas mesnatës, por ndërhyrja e shpejtë e forcave të sigurisë parandaloi provokimet. Ai paralajmëroi për rritje të tensioneve me Rusinë dhe bëri thirrje për vigjilencë të shtuar. Polonia ndan 232 kilometra kufi me Kaliningradin, territor rus të armatosur rëndë mes Polonisë dhe Lituanisë.