Polonia ofrohet ‘të strehojë’ fabrikën e sistemeve “Patriot” për Ukrainën
Polonia është ofruar të ketë në territorin e saj një fabrikë për prodhimin e raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, nëse Ukraina merr licencën e nevojshme nga Shtetet e Bashkuara. Kjo, siç deklarojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është thënë nga zëvendësministrja polake e Mbrojtjes, Magdalena Sobkowiak-Czarnecka. Sipas saj, Varshava e ka bërë tashmë këtë propozim. Ideja është që objekti të mos ndërtohet në Ukrainë, por në territorin polak, gjë që pala polake e konsideron më të sigurt për një instalim të tillë. “Nëse planifikohet ndërtimi i një fabrike të tillë në Ukrainë, ne propozojmë që ajo të ndërtohet në territorin polak, në mënyrë që të ndodhet në atë që njihet si zonë e sigurt”, citohet të ketë thënë Sobkowiak-Czarnecka. Njëkohësisht, zyrtarja polake theksoi...
Burimi:
kohajone.com