“Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi”, Rama për gjyqin ndaj ish krerëve të UÇK-së: I vetmi faj, morën armën për të mbrojtur lirinë
Kryeministri Edi Rama në një dalje ‘live’ në rrjetet e tij sociale ka reaguar lidhur me ecurinë e procesit të gjyqit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku njoftoi se do të takohet me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Rama shprehet se shkeljet e standardeve dhe të drejtave të njeriut, normave të procesit gjyqësor janë e vetmja normë që ka karakterizuar farsën, ku Thaçi dhe 3 ish krerërt e UÇK-së, mbahen në qeli. “Të një drejtësie demokratike, të gjithë kësaj që prej vitesh pon ndodh me njerëz që të vetmin faj është qe u rebeluan ndaj regjimit. I vetmi faj se morën armën për të mbrojtur lirinë, të drejtën e tyre njerëzore, të drejtën e pamohueshme për të jetuar si njerëz të barabartë, jo si...