Autorizimi për arrestimin e kërkuar nga Prokurori nuk jepet kur çeshtja është në Kushtetuese, kjo është lajthitje
Zhvillimet e fundit procedurale, ku Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur kërkesë për ndryshimin e masës së sigurimit dhe njëkohësisht për heqjen e imunitetit parlamentar me qëllim marrjen e lejes për arrestim, kanë hapur një debat serioz juridik mbi kufijtë e veprimit të organeve proceduese dhe të Kuvendit të Shqipërisë, veçanërisht në kushtet kur ndaj deputetit është në fuqi një masë sigurimi dhe çështja është e ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Së pari, duhet bërë dallimi thelbësor juridik: nuk bëhet fjalë për heqje mandati, por për heqje imuniteti dhe dhënie leje për arrestim, e cila rregullohet shprehimisht nga neni 73 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Sipas këtij neni, deputeti nuk mund të arrestohet apo t’i hiqet liria pa autorizimin e Kuvendit, përveç rasteve të flagrancës...