Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi
Është politikani më i paguar në botë. Por kjo nuk mjafton. Ai do ta rrisë edhe më tej pagën e tij vjetore me 1.1 milionë dollarë. Bëhet fjalë për Lawrence Wong, kryeministrin e Singaporit. Qeveria e vendit aziatik ka njoftuar se do të rrisë pagat vjetore të ministrave dhe zyrtarëve të tjerë, përfshirë edhe kryeministrin. Dhe nuk është se paga e tij ishte e ulët, pasi të ardhurat e liderit të Singaporit janë shumë më të larta se ato të Giorgia Melonit, Emmanuel Macronit apo Donald Trumpit. Renditja e pagave Lawrence Wong do të përfitojë një rritje prej 1.4 milionë dollarësh singaporianë, të barabartë me rreth 1.1 milionë dollarë amerikanë ose 947 mijë euro, në pagën e tij vjetore. Politikani, sipas BBC-së, ka deklaruar se...
Burimi:
javanews.al