Politika nuk i kushton vëmendjen e duhur Gjeneratës Z

Politika nuk i kushton vëmendjen e duhur Gjeneratës Z

Në mbarë botën, të rinjtë po dalin në rrugë sepse janë të pakënaqur me jetën e tyre dhe perspektivat për të ardhmen. Gjithçka nisi në Nepal, Madagaskar dhe Marok, më pas protestave iu bashkuan të rinjtë në Francë dhe Shqipëri. Në fund të tetorit, për herë të parë u zhvilluan protesta në mbarë Gjermaninë. Në më shumë se 30 qytete, dhjetra mijëra të rinj të së ashtuquajturës “Gen Z”, pra Gjenerata Z, dolën në rrugë në protesta kryesisht paqësore. Sot ata janë afërsisht nga 14 deri në 29 vjeç. Kërkesat e tyre në Gjermani ndryshojnë disi nga ato të të rinjve në vende të tjera. Këtu, Gjenerata Z kërkon të tërheqë vëmendjen te gjendja e sistemit shkollor dhe arsimor, kostot e larta të jetesës dhe...