Policisë së Shtetit i rritet paga, ministri Demo: Nuk lidhet me protestat, 59 efektivë në hetim
Prezantimit të buxhetit për Ministrinë e Brendshme nuk mund t’i shpëtonte debati për protestat në Tiranë. Ministri Ervin Demo, në mungesë të deputetëve demokratë, argumentoi ndryshimet në ligjin për tubimet, të cilat parashikojnë krijimin e një regjistri të zi dhe gjobitjen e personave që dëmtojnë pronën. Demo paraqiti edhe shifrat e efektivëve të policisë që janë nën hetim për dhunën e ushtruar ndaj tyre. Ai tha se 59 efektivë janë nën hetim dhe AMP vijon verifikimet. Në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet rritje e pagave për efektivët e Policisë. Një vëmendje të veçantë, Demo tha se do t’i kushtohet edhe projektit Smart City.
Burimi:
javanews.al