Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

Policia ka vënë nën hetim për shpërdorim detyre një mjeke dhe drejtoreshën e kopshtit publik në Korçë ku ndodhi helmimi i 6 fëmijëve. Mjekja, 57 vjeçe, nuk ka njoftuar policinë për paraqitjen e fëmijëve me simptoma të njëjta që vinin nga kopshti. Drejtoresha, 60 vjeçe, është vënë nën hetim për moskontrollimin e ushqimit që të vegjlit kanë konsumuar. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetaset: X., 57 vjeçe, me detyrë mjeke pranë Spitalit Rajonal Korçë, në pavijonin e Pediatrisë; K., 60 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e kopshtit ku qëndronin fëmijët që ishin paraqitur në spital. Procedimi penal filloi pasi, gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së...