Policia sulmon me gaz lotësjellës makinën e SYRI-t, fillon shoqërimet e dhunshme ndaj të rinjve

Policia sulmon me gaz lotësjellës makinën e SYRI-t, fillon shoqërimet e dhunshme ndaj të rinjve

Gazi lotsjellës dhe shoqërimet me forcë të të rinjve kanë shoqëruar protestën e ditës së 13-të para Kryeministrisë, në kuadër të revoltës studentore kundër Edi Ramës. Sipas raportimit live nga SYRI, efektivët e policisë kanë ndërhyrë ndaj protestuesve të rinj, duke i shoqëruar me dhunë, ndërsa tensionet në shesh janë përshkallëzuar. Në shënjestër të gazit lotsjellës ka përfunduar edhe makina e SYRI-t, gjatë zhvillimeve të protestës. Revolta vijon me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e përgjegjësisë për veprimet joproporcionale të forcave të rendit.