Policia procedon 24 protestues dhe vendos 28 gjoba për dy ditë

Policia procedon 24 protestues dhe vendos 28 gjoba për dy ditë

Policia e Tiranës njoftoi të mërkurën më 18 nëntor procedimin penalisht të 24 personave gjatë protestës të zhvilluar të matën, si dhe vendosjen e 28 masave administrative gjatë dy ditëve të fundit, bazuar në Aktin Normativ nr.5, të miratuar nga qeveria e kryeministrit Edi Rama më 28 tetor. Po ashtu, u raportua se gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar dy punonjës policie. Gjatë tubimit të djeshëm, protestuesit tentuan të qëndronin në bulveardin Dëshmorët e Kombit, por policia ndërhyri për t’i larguar. Pas ndërhyrjes së policisë u krijuan tensione të forta mes tyre dhe protestuesve, që pasoi në shoqërimin e dhjetëra prej këtyre të fundit. Përmes Aktit Normativ, qeveria ndryshoi ligjin “Për tubimet”, duke zgjeruar kompetencat e policisë për kufizimin e protestave dhe ndëshkimin e pjesëmarrësve,...