Policia përplaset me protestuesit, hedh gaz lotsjelles me shumicë ndaj qytetarëve

Policia përplaset me protestuesit, hedh gaz lotsjelles me shumicë ndaj qytetarëve

Tensione të forta janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë. n Në momentin kur qytetarët kanë tentuar të heqin gardhin metalik të vendosur në zonën e protestës, policia ka reaguar duke përdorur gaz lotsjellës dhe spraj në drejtim të tyre. Përdorimi masiv i sprajit ka sjellë edhe pasoja te protestuesit. Një qytetar është shoqëruar pas përplasjes, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar para Kuvendit. Si pasojë e gazit, një qytetar ka shfaqur probleme dhe është ndjerë keq, ndërsa i është ofruar ndihmë që të lajë sytë me qumësht, për të arritur që të qetësohej. Sakaq, disa protestues janë transportuar në spital ambulancë.