Policia parandaloi vrasjen në Lezhë, Apeli e çon në arrest shtëpie të dyshuarin si atentator
Megaoperacioni i Policisë së Lezhës parandaloi një vrasje të planifikuar, ndërsa një prej tre të arrestuarve, Vinçesk Piroli, lirohet nga qelia dhe kalon në arrest shtëpie pas vendimit të Apelit. Vetëm 38 ditë pas arrestimit në kuadër të operacionit policor “Detajet”, Gjykata e Apelit ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Vinçesk Pirolin, duke e nxjerrë nga qelia dhe duke e lënë në arrest shtëpie. Piroli u arrestua më 11 tetor, së bashku me Kristian Ymerin, 34 vjeç, dhe Elden Tarjan, 25 vjeç, pasi dyshohej se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin planifikuar të kryenin një vrasje në zonën e Lezhës, shkruan A2. Operacioni i Policisë, i koduar “Detajet”, u finalizua pas informacioneve për lëvizje të dyshimta të dy personave të armatosur dhe me skafandra,...
Burimi:
javanews.al