Policia nis barbarinë ndaj studentëve dhe medias: Sulm me bomba gazi dhe ujë me presion
Policia ka nisur përdorimin e forcës ndaj studentëve, protestuesve dhe përfaqësuesve të mediave të mbledhur para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit. Sipas raportimeve të drejtpër drejta të Syri TV nga protesta, efektivët kanë përdorur bomba gazi dhe ujë me presion ndaj të pranishmëve, duke përshkallëzuar situatën në tubimin ku studentët dhe mbështetësit e tyre kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Mes protestuesve ndodhen edhe gazetarë e operatorë, të cilët po raportojnë nga terreni për zhvillimet e protestës. Përdorimi i gazit dhe i ujit me presion ndaj protestuesve dhe mediave ngre shqetësime për sigurinë e të pranishmëve dhe mundësinë e ushtrimit të lirë të detyrës nga gazetarët.
Burimi:
syri.net