Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët për një skemë mashtrimi kibernetik që po qarkullon përmes mesazheve telefonike, ku autorët përdorin emrat e institucioneve bankare për të përvetësuar të dhënat personale dhe financiare të klientëve. Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët po marrin SMS nga numra të ndryshëm telefoni, ku u kërkohet të verifikojnë identitetin brenda një afati të shkurtër, zakonisht 24 ose 31 orë. Përmes këtyre mesazheve, ata orientohen drejt lidhjeve elektronike që imitojnë faqet zyrtare të bankave, por që në të vërtetë janë krijuar për të vjedhur informacionin e tyre. Kjo skemë njihet si “Smishing” dhe bazohet në shfrytëzimin e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve bankare, si dhe në krijimin e një ndjesie urgjence për t’i nxitur të veprojnë pa verifikuar vërtetësinë e mesazhit. Përmes faqeve...