Policia ndjek këmba-këmbës protestuesit, forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë. Rikthehen trazirat në Tiranë
Protesta kombëtare e studentëve në këtë të shtunë, ka rikthyer kaosit dhe trazirat në Tiranë. Policia e Shtetit ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me kimikate në drejtim të qytetarëve. Gjithashtu, efektivët kanë qëlluar me plumba gome, edhe pse ata përdoren vetëm kur rrezikohet jeta e një polici. Të rinjtë protestues janë shtyrë tashmë tek Parku Rinia, por se nuk janë tërhequr. Policia ka marrë nën kontroll Bulevardin dhe zonën e Parkut Rinia, pas tensioneve dhe përplasjeve me protestuesit. Sakaq një pjesë e protestuesëve janë larguar për te Drejtoria e Policisë së Tiranës, një pjesë janë te sheshi ”Skëndërbej”, dhe një grup janë në Bulevard. Protesttuesit kanë djegur koshat e mbeturinave në mes të rrugës ”Myslym Shyri”. Forcat RENEA janë pozicionuar te kryeministria, ndërsa në...
Burimi:
kohajone.com