Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë
Policia e Tiranës ka vendosur sot më 4 nëntor 36 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugët gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar, protestuesit penguan qarkullimin e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve të policisë përmes megafonit që të lirohej rruga, ata nuk iu bindën urdhrit. Për secilin prej tyre është vendosur një gjobë prej 5 mijë lekësh, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026. Në total, vlera e gjobave të vendosura arrin në 180 mijë lekë. Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 36 masa administrative,...
Burimi:
javanews.al