Policia humbi kontrollin e territorit/ Ish-drejtori i Ramës: Reagimi i tyre, problematik dhe joprofesional
Ekspertë të sigurisë dhe ish-drejtues të lartë të policisë vlerësojnë se Policia e Shtetit reagoi në mënyrë kontradiktore ndaj revoltës studentore, duke kaluar nga përdorimi joproporcional i forcës te tërheqja nga terreni përballë akteve të vandalizmit në Tiranë. Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mbrojti operacionin policor, duke këmbëngulur se në situata të tilla nuk ekziston një “e mesme e artë”. BIRN Përshkallëzimi i protestave studentore dhe qytetare për të tretën ditë radhazi në Tiranë dhe përhapja e tyre në disa qytete të tjera të vendit, të shoqëruara me përplasje të ashpra fizike, përdorim masiv të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe sulme, zjarrvënie e plaçkitje ndaj institucioneve publike dhe bizneseve private, ka ngritur pikëpyetje mbi aftësinë e Policisë...
Burimi:
syri.net