Policia godet rrjetin e drogës në Sarandë, 20 persona në pranga
Një operacion i gjerë kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje është finalizuar pas dy muajsh hetime nga Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë. Operacioni, i koduar “Vjeshta”, ka çuar në kapjen dhe ndalimin e 20 personave, ndaj të cilëve Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të hetimit, uniformat blu sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, si dhe sasi kokaine dhe kanabisi të ndara në dhjetëra doza, që dyshohet se ishin për qëllime shitjeje. Gjithashtu, si prova materiale u sekuestruan katër automjete, 19 telefona celularë dhe një shumë parash në lekë dhe euro. Hetimi është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe struktura të tjera të Policisë së Shtetit. Në...
Burimi:
kohajone.com