Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për protestën e sotme në Tiranë, pas thirrjeve të publikuara në rrjetet sociale për grumbullimin e personave të maskuar dhe të pajisur me mjete të rrezikshme, me qëllim ushtrimin e dhunës gjatë tubimit. Në një deklaratë për mediat, Albert Nushi, shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike, bëri të ditur se kanë nisur hetimet për identifikimin e personave përgjegjës, ndërsa u bëri thirrje protestuesve të distancohen nga aktet e dhunës dhe të respektojnë ligjin. Policia u apeloi gjithashtu prindërve të mbajnë fëmijët larg situatave të rrezikshme dhe gazetarëve të zbatojnë perimetrat e sigurisë gjatë raportimit në terren. “Nisur nga thirrjet e vazhdueshme në rrjetet sociale dhe në grupet e hapura në platformat online për...
Burimi:
kohajone.com