Policia e Shtetit konfirmon ekstradimin nga Gjermania të 29-vjeçarit nga Mati, SPAK e akuzon për organizatë kriminale pjesëmarrje në vrasje
Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar në Shqipëri në kuadër të operacionit “The Wanted”. Policia e Shtetit bën me dije se, në vijim të bashkëpunimit me homologët gjermanë, specialistët e Interpol Tiranës kanë kryer ekstradimin nga Frankfurti drejt Shqipërisë të një 29-vjeçari me inicialet A. Gj., lindur dhe banues në Mat. Sipas policisë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në maj të vitit 2024, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. 29-vjeçari dyshohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formën e bashkëpunimit si grup i strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale...
Burimi:
javanews.al