‘Policia asnjë lëvizje’-3 të arrestuar në Burrel, shisnin kokainë, sekuestrohen 13 celularë dhe një orë ‘Rolex’
pamje nga arrestimi BURREL-Tre persona janë vendosur në pranga në Burrel, në kuadër të operacionit policor të koduar “Start 3”. Të arrestuarit janë A. M., 27 vjeç, dhe D. Gj., 55 vjeç, banues në Sanxhak të Laçit, si dhe N. Gj., 72 vjeç, banues në Burrel. Sipas Policisë, nga hetimet dyshohet se tre shtetasit vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin në përgatitjen dhe shitjen e kokainës në zona të ndryshme të Burrelit. Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 94.70 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 19 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 13 telefona celularë, dy peshore elektronike, një automjet dhe një orë dore të markës “Rolex”. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Start 3” Shisnin lëndë narkotike kokainë në...
Burimi:
zeri.ai