Policia aksion në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje
Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion të posaçëm për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, duke vënë në pranga 8 shtetas të dyshuar apo të dënuar për vepra të ndryshme penale, nga krimet e rënda dhe armëmbajtja pa leje, te narkotikët, vjedhja dhe falsifikimi i dokumenteve. Gjatë kontrolleve, njërit prej personave të kërkuar për trafik narkotikësh iu gjet dhe sekuestrua edhe një sasi Cannabis Sativa. Njoftimi i Policisë: “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës: -në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, vunë në pranga shtetasin K. T., 39 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i...
Burimi:
javanews.al