Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan komentoi pamjet e rënda, ku një efektiv godet me grusht në bark një protestues, ku ky i fundit më pas shoqërohet në komisariat. Hoxha shprehet se veprimi i policit bëhet, me qëllim që personi të ulte kokën dhe të arrestohej më lehtë. Mirëpo, Hoxha shton se në rastin konkret nuk duhej vepruar në këtë mënyrë, sepse personi nuk po bënte rezistencë. Artan Hoxha: Personi është i shëndetshëm dhe efektivi i gjuan me grusht në bark, që të ulë kokën dhe të arrestohet. Në këtë rast protestuesi nuk bën rezistencë. Goditja është për përkulje të individit, por në këtë rast nuk duket zgjidhja e duhur. Kjo zgjidhje e policit i ka shkaktuar atij edhe pezullimin. Në...
Burimi:
javanews.al