Polemika në Francë, grevë në “Kullën Eiffel”! Shkak largimi i punonjëseve, që delegacioni hindu të shmangte kontaktin me gratë

Polemika në Francë, grevë në “Kullën Eiffel”! Shkak largimi i punonjëseve, që delegacioni hindu të shmangte kontaktin me gratë

Kulla Eiffel në Paris u mbyll të hënën pasi punonjësit nisën një grevë, në shenjë proteste ndaj mënyrës se si u trajtuan disa punonjëse femra gjatë vizitës së një grupi fetar hindu. Rreth 100 persona të lidhur me organizatën hindu Bochasanwasi Akshar Purushottam Swaminarayan Sanstha (BAPS) vizituan monumentin e famshëm në kryeqytetin francez të shtunën. Sipas përfaqësueses së sindikatës së punonjësve, Diane Davoine, me mbërritjen e delegacionit, disa gra që punonin në kullë u urdhëruan të largoheshin nga vendet e tyre të punës, në mënyrë që aty të vendoseshin burra. “Gjatë vizitës së këtij delegacioni, grave iu kërkua të largoheshin nga vendet e tyre të punës për t’u zëvendësuar nga burra”, tha Davoine për Reuters. Ajo shtoi se drejtuesit e kompanisë u kishin kërkuar më...