“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë
Kryeministri australian, Anthony Albanese, ka paralajmëruar se përshkallëzimi i polarizimit politik në mbarë botën po dobëson bashkëjetesën shoqërore dhe po shton presionin mbi institucionet demokratike. Ai u bëri thirrje liderëve ndërkombëtarë të forcojnë mekanizmat e mbrojtjes së demokracisë dhe të garantojnë sigurinë e përfaqësuesve të zgjedhur. Gjatë fjalës së tij në Takimin e Kryetarëve të Qeverive të Komonuelthit, që po zhvillohet në Saint John’s, Antigua dhe Barbuda, Albanese theksoi se përçarjet politike po ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e proceseve demokratike. “Polarizimi politik në mbarë botën po dobëson kohezionin shoqëror dhe po ushtron presion të shtuar mbi proceset demokratike”, deklaroi ai, sipas transkriptit të publikuar nga zyra e kryeministrit australian. Albanese ngriti shqetësimin edhe për shtimin e kërcënimeve ndaj politikanëve, veçanërisht grave që mbajnë poste publike,...
Burimi:
javanews.al