Pochettino shpërthen ndaj Premier League: Chelsea theu rregullat në 2017-ën, titulli t’i jepet Tottenhamit!

Pochettino shpërthen ndaj Premier League: Chelsea theu rregullat në 2017-ën, titulli t’i jepet Tottenhamit!

Mauricio Pochettino beson se Chelsea duhet të privohet nga titulli i Premier League i fituar në vitin 2017 dhe trofeu t’i akordohet Tottenhamit, pas shkeljeve financiare të pranuara nga klubi londinez. Ish-trajneri i Chelsea-t mendon se skuadra e drejtuar atëherë nga Antonio Conte duhet të ishte ndëshkuar edhe në aspektin sportiv, ndërsa Tottenham, që e mbylli sezonin në vendin e dytë, duhet të shpallet kampion. Chelsea u gjobit me 10 milionë paund pasi pranoi 74 shkelje të rregullave të Federatës Angleze të Futbollit (FA), përfshirë pagesa sekrete me vlerë rreth 47 milionë paund ndaj agjentëve të paregjistruar gjatë periudhës 2011–2018, kur klubi ishte në pronësi të Roman Abramovich. Në atë periudhë, pjesë e Chelsea-t ishin edhe lojtarë të rëndësishëm si Eden Hazard, Willian dhe David...