Po transportonte emigrantin ilegal afgan, ishte arratisur nga “arresti në shtëpi”
Në Gjirokastër është arrestuar një 32-vjeçar pasi u kap duke transportuar një emigrant nga Afganistani, i cili kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri nga kufiri me Greqinë, kundrejt pagesës. Policia ka zbuluar se drejtuesi i automjetit kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Operacioni policor i koduar “Zona 3” u finalizua nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e hetimit të trafiqeve të paligjshme, krimeve ekonomiko-financiare dhe Policinë Rrugore. Në pranga përfundoi shtetasi K. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u procedua penalisht edhe pasagjeri M. Gj., 27 vjeç, për moskallëzim krimi dhe mallra kontrabandë. Automjeti tip “Renault”, me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, u ndalua në aksin rrugor Sarandë–Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”. Sipas policisë, ata...
Burimi:
gijotina.com