“Po tentohet të destabilizohet vendi!”- Analisti paralajmëron: Dhuna vjen nga organizatat radikale të majta, bashkë me qarqe ruso-iraniane!
Analisti Artur Nura ka komentuar protestën në një intervistë në “Ora e Fundit”, duke u shprehur se, sipas tij, po tentohet të destabilizohet vendi. Ai ngriti shqetësime për organizimin e dhunës dhe kërkoi që institucionet përgjegjëse të identifikojnë personat e përfshirë dhe t’i ndëshkojnë ata në përputhje me ligjin. Gjatë intervistës, analisti foli edhe për qarqe ruse dhe iraniane, duke iu referuar zhvillimeve ndërkombëtare dhe deklaratave që, sipas tij, vijnë nga Moska. Ai e lidhi situatën me rëndësinë gjeopolitike të Shqipërisë dhe të Ballkanit në raport me Perëndimin. Nura theksoi se protestat mund të vijonin në mënyrë paqësore, por transformimi i tyre në protesta të dhunshme, sipas tij, ngre pikëpyetje mbi qëllimet e organizatorëve. “Fakti që sjellin një produkt të lë të mendosh se ka...
Burimi:
javanews.al