“Po të kisha luajtur përkrah tij, ai do të kishte shënuar trefishin e golave”, Totti rrëfehet në ditëlindjen e tij të 50-të
Në ditën e ditëlindjes së tij të 50-të, Francesco Totti foli gjerë e gjatë për karrierën e tij dhe u ndal në disa momente të veçanta, në një intervistë për Corriere dello Sport. Legjenda e Romës u pyet se me kë do të kishte dashur më së shumti të luante krah për krah. “Ronaldo, ‘Il Fenomeno’. Do ta kisha bërë të shënonte trefishin e golave që shënoi në të vërtetë. Do të kishim luajtur së bashku me sy mbyllur”, tha me plot bindje Totti. Kur iu kërkua të zgjidhte mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, Totti refuzoi t’i veçonte ata dhe dha një përgjigje diplomatike. “Ata janë dy lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit, sepse Maradona nuk hyn as në renditje; ai ishte...
Burimi:
telesport.al