Po ‘shoqëronin’ emigrantë nga Bangladeshi, arrestohet 27-vjeçari në Korçë, në kërkim 2 bashkëpunëtorë të tij
Policia e Korcës ka arrestuar një 27-vjeçar ndërkohë që punohet për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të tij. Ata akuzohen se po kryenin veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Njoftimi i plotë i policisë DVKM Korçë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Finalizohet operacioni i koduar “Borders”. Arrestohet një 27-vjeçar, punohet për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të tij. 27-vjeçari u kap në flagrancë në fshatin Drenovë, duke transportuar me automjet, drejt Shkodrës, 11 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 celular. Seksioni i Hetimit...
Burimi:
syri.net