Po punonte për heqjen e ujit nga varka, 28-vjeçari filipinez bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën

Po punonte për heqjen e ujit nga varka, 28-vjeçari filipinez bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën

foto ilustruese DURRËS-Një 28-vjeçar filipinez ka humbur jetën tragjikisht pasi ra në kontakt me energjinë elektrike, gjatë kohës kur po punonte me një pompë për heqjen e ujit nga një varkë. Rasti është regjistruar në lagjen nr. 1, Durrës, ku Policia njofton se i riu ishte punëtor i një firme private dhe po punonte me një pompë për heqjen e ujit nga varka, në momentin që ndodhi ngjarja. Njoftimi i Policisë: Durrës/Informacion paraprak-Rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1, Durrës, në një varkë që ndodhej në det, shtetasi filipinez A. R., 28 vjeç, punëtor i një firme private, duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Si pasojë, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe...