Po pinte kafe, persona të maskuar godasin me levë pas shpine ish-drejtuesin e zjarrfikëses (Emri)

Po pinte kafe, persona të maskuar godasin me levë pas shpine ish-drejtuesin e zjarrfikëses (Emri)

Ish-drejtuesi i repartit zjarrfikës në Mallakastër, Armand Aliaj, është dhunuar mëngjesin e sotëm në lokalin e tij në Ballsh nga disa persona të maskuar të cilët e kanë goditur me levë rreth orës 07:00 të mëngjesit, teksa ai ndodhej i vetëm në ambientet e lokalit. Sipas dëshmisë së tij, sapo kishte bërë gati kafen për të pirë dhe autorët e kanë qëlluar pas shpine, pa i thënë asnjë fjalë ku më pas janë larguar me një automjet tip “Audi Q5”. Pas sulmit, Aliaj ka shkuar vetë në spitalin e Ballshit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai ka pësuar dëmtime në ballë, duar dhe në pjesën e shpatullës, ndërsa për shkak të plagës në ballë ka pasur nevojë për qepje. Më pas, ai është transportuar drejt Spitalit të...