“Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit” / Brnabiç ngre alarmin pas fitores së studentëve: Ka nisur terrori revolucionar
Në një reagim në rrjetin social X, Brnabiç e cilësoi këtë zhvillim si një përpjekje për përndjekje politike, duke pretenduar se qëllimi nuk është vendosja e drejtësisë, por largimi i Vuçiçit nga politika. “Premtuan terror revolucionar, dhe tani po shohim terror revolucionar”, shkroi ajo. Sipas Brnabiçit, më pak se 72 orë pas fitores së Listës Studentore në zgjedhje, ka nisur një fushatë që synon arrestimin e Vuçiçit. Ajo i konsideroi të pajustifikuara kërkesat për marrjen e tij në pyetje, ndërsa kërkoi që hetimet të përfshijnë edhe personat përgjegjës për kontrollin e projektit dhe miratimin e punimeve në stacionin hekurudhor. Brnabiç e krahasoi tragjedinë e Novi Sadit me shembjen e një pjese të çatisë së terminalit të aeroportit Charles de Gaulle në Francë, në vitin 2004,...
Burimi:
javanews.al