Po nxirrte rrobat nga bagazhi, makina zë poshtë 43 vjeçarin, humb jetën tragjikisht
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Maliq, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike. Sipas të dhënave paraprake, 43-vjeçari kishte ndaluar automjetin dhe po nxirrte disa rroba nga bagazhi. Në këto momente, dyshohet se mjeti ka rrëshqitur dhe, në tentativë për ta ndaluar nga pas, automjeti e ka zënë poshtë. Pavarësisht ndërhyrjes, 43-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të aksidentit.
Burimi:
ntv.al