Po mbaron monopoli i televizioneve klasike përballë rrjeteve sociale

Po mbaron monopoli i televizioneve klasike përballë rrjeteve sociale

Epoka kur televizionet përcaktonin të vetme se çfarë duhet të dinte publiku po shkon drejt fundit. Por kjo nuk do të thotë se televizioni do të zhduket. Ai do të detyrohet të ndryshojë rrënjësisht. Rrjetet sociale kanë fituar betejën e shpejtësisë. Një ngjarje publikohet në Facebook, Instagram, TikTok, YouTube apo X disa minuta përpara se televizionet të ndërpresin programin dhe të dërgojnë gazetarët në terren. Sot, çdo qytetar me një telefon është një dëshmitar dhe një transmetues i mundshëm. Pamjet dalin drejtpërdrejt nga vendngjarja, pa kaluar fillimisht nëpër redaksi, pronarë mediash apo zyra politike. Pikërisht këtu qëndron edhe avantazhi më i madh i rrjeteve sociale: informacioni qarkullon më shpejt dhe është shumë më i vështirë për t’u bllokuar. Por fjala “i pacensuruar” nuk do të...