Po lind një dyshe e frikshme! Muçi tregon lidhjen me Mohamed Salah

Po lind një dyshe e frikshme! Muçi tregon lidhjen me Mohamed Salah

Ernest Muçi dhe Mohamed Salah po krijojnë një bashkëpunim interesant te Trabzonspor, me dy lojtarët që po tregojnë gjithnjë e më shumë mirëkuptim në fushën e lojës. Pas sfidës së fundit, Muçi foli për mediat dhe vlerësoi në mënyrë të veçantë raportin që ka krijuar me yllin egjiptian. Shqiptari theksoi se skuadra ishte përgatitur maksimalisht për të reaguar dhe për t’i dhuruar tifozëve një rezultat pozitiv. “Ne punuam shumë për këtë ndeshje. Për t’i bërë tifozët tanë të lumtur, u përgatitëm shumë mirë. Kishim nevojë të tregonim një reagim në këtë ndeshje dhe në fund morëm shpërblimin tonë. Këto tri pikë ua dedikojmë tifozëve tanë”, u shpreh Muçi. Sulmuesi shqiptar foli më pas për bashkëpunimin me Salah, duke e cilësuar egjiptianin si një futbollist të...