Po hetonte çështjet penale ndaj Trump, jep dorëheqjen në mënyrë të beftë prokurori amerikan!

Po hetonte çështjet penale ndaj Trump, jep dorëheqjen në mënyrë të beftë prokurori amerikan!

Prokurori më i lartë federal në Miami, Jason Reding Quiñones, i cili mbikëqyrte hetimet e vjetra penale ndaj Presidentit Donald Trump, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi u konfirmua këtë të premten nga Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche, raporton Reuters. Quiñones ishte Prokuror i Distriktit Jugor të Floridës dhe ndodhej në qendër të përpjekjeve të administratës Trump për të rishqyrtuar dosjet e mbyllura penale ndaj Trump-it. Sipas Reuters, zyra e tij ishte ngarkuar me hetimin e mënyrës se si ishin zhvilluar dy hetime kryesore. E para, ishte trajtimi i dokumenteve të klasifikuara nga Trump pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021, dhe e dyta, ishin kontaktet e fushatës së tij me Rusinë në zgjedhjet e vitit 2016. Këto përpjekje, sipas agjencisë, nuk kanë dhënë...