Po fshihet numri real? Trondit prindi: Fëmijët e helmuar në kopsht mund të jenë trefish më shumë

Po fshihet numri real? Trondit prindi: Fëmijët e helmuar në kopsht mund të jenë trefish më shumë

Dyshimet për një rast helmimi ushqimor në një kopsht në Korçë janë zgjeruar, pasi një prind pretendon se numri i fëmijëve që kanë shfaqur simptoma mund të jetë shumë më i lartë se shifra e raportuar fillimisht. Gjashtë fëmijë u dërguan në spital me simptoma të ngjashme, kryesisht të vjella, ndërsa Koço Xexo, prindi i njërit prej fëmijëve të prekur, thotë se nga informacionet e mbledhura prej prindërve të tjerë, rreth 20 fëmijë mund të kenë shfaqur simptoma, me intensitet të ndryshëm. “Me shifër të saktë nuk e di, me përafërsi mendoj se mund të jenë diku te 20 fëmijë. (…) Pothuajse të gjithë shfaqën simptoma, dikush më të lehta, dikush më të rënda”, tha Xexo për mediat. Sipas prindit, fëmijët kishin konsumuar në kopsht...