No Image Available

Po dërgonte vajzën në shkollë, kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në San Donà di Piave, në provincën e Venecias, Itali, ku një 42-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën pasi u përplas nga një kamion. Viktima, Lavdje Isteri, banuese në zonën e Passarellës, ishte duke shoqëruar vajzën e saj 9-vjeçare për në shkollë kur ndodhi aksidenti, pak para orës 08:00. Sipas rindërtimit paraprak, nëna dhe vajza po ecnin së bashku kur pranë tyre mbërriti një kamion i kompanisë Veritas. Gjatë një kthese majtas, për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar, kamioni përplasi 42-vjeçaren. Gruaja humbi jetën në vendngjarje. Vajza e saj, e cila ndodhej pranë saj në momentin e përplasjes, nuk pësoi dëmtime fizike të rënda, por për shkak të tronditjes psikologjike u transportua në spital, ku mori...