“Po deputetët e PD a i godisni me vezë si mua?”- Ligjvënësja socialise “kap mat” me pyetje mjekun aktivist: Ju thoni se i keni target edhe ata, por…

“Po deputetët e PD a i godisni me vezë si mua?”- Ligjvënësja socialise “kap mat” me pyetje mjekun aktivist: Ju thoni se i keni target edhe ata, por…

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka debatuar me mjekun Ermal Pashaj në studion e “Off the Record” në A2 CNN, mbi qëndrimet dhe parimet e protestuesve, të cilët, sipas saj, edhe pse kërkojnë edhe burg për Sali Berishën, protestojnë krah tij, si të enjten. “Ju i sulmoni me vezë deputetët e Partisë Demokratike? Pyetje direkte, sepse unë personalisht marr vezë nga protestuesit. Po deputetët e Partisë Demokratike i godisni me vezë? Janë ata targeti juaj? Se ju thatë që nuk kanë ndarje. Tani i bie ose të jenë, ose të mos jenë target. Atëherë, ta dimë”, pyeti Mila. “Sigurisht që po. Sigurisht! Por unë nuk mendoj që kjo është një situatë e cila duhet transferuar te cili qëllojmë me vezë apo te cili nuk...