Po bënte trajtim kirurgjikal kundër plakjes kur pësoi arrest kardiak! Zbulohen detaje të reja nga vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis
Detaje të reja janë zbardhur nga momentet e fundit të këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, i cili humbi jetën pasi pësoi arrest kardiak në një klinikë private në Kolonaki të Athinës. Sipas mediave greke, Mazonakis kishte shkuar në klinikë për t’iu nënshtruar plazmaferezës, një procedurë që, sipas raportimeve të Star.gr, lidhej në rastin e tij me rigjenerimin e qelizave dhe trajtime kundër plakjes. Procedura lidhet me përpunimin e gjakut, gjatë së cilës plazma ndahet nga qelizat e gjakut. Megjithatë, në rastin e Mazonakis, ende nuk është bërë e qartë nëse procedura kishte nisur plotësisht apo ai ndodhej në fazën përgatitore. Sipas raportimeve, këngëtari kishte bërë një takim në klinikë një ditë më parë dhe ishte rikthyer të mërkurën për procedurën. Gjatë përgatitjeve iu vendos...
Burimi:
javanews.al