Plumba gome dhe gaz lotsjellës italian për të shtypur protestat kundër Ramës, kërkohet interpelancë me Melonin

Plumba gome dhe gaz lotsjellës italian për të shtypur protestat kundër Ramës, kërkohet interpelancë me Melonin

Për të shtypur protestat kundër qeverisë së Edi Ramës, forcat e rendit shqiptare thuhet se kanë përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës të prodhuar nga kompani italiane, si Fiocchi dhe Simad. Aleanca e të Gjelbërve dhe e së Majtës (Avs) ka njoftuar se do t’i drejtojë një interpelancë Giorgia Melonit, për të kërkuar sqarime se çfarë autorizimesh ka dhënë qeveria për furnizimin e autoriteteve të Tiranës me municione, si dhe për të shqyrtuar mundësinë e ndërprerjes së këtyre furnizimeve. Nga Michelangelo Mecchia, FANPAGE Të rinjtë shqiptarë janë mobilizuar prej muajsh. Ata kërkojnë më shumë fonde për shkollat dhe universitetet, mbështetje ekonomike dhe mundësi për të ardhmen. Por qeveria e Edi Ramës është përgjigjur me forcë. Pas përleshjeve, aktivistët kanë mbledhur gëzhojat e plumbave të gomës...