PLAY ON, kur procesi bëhet vepër
Shkruan: Ilir Muharremi, kritik i artit Pas katërmbëdhjetë edicionesh, NET/RRJET ka arritur atë që në skenën tonë është e rrallë, vazhdimësinë. Aty ku shumë ekspozita jetojnë vetëm sa zgjat hapja e tyre, vazhdimësia nuk është thjesht çështje organizimi, por një formë e kohës, një kujtesë institucionale që ndërtohet vit pas viti. E themeluar në vitin 2008 nga prof. Majlinda Kelmendi dhe e organizuar nga EXPOART.40, platforma është kthyer në pikë referimi ku arti vendor takon praktikat evropiane pa kompleksin e ftesës së rastësishme. Edicioni XIV, i titulluar PLAY ON dhe i kuruar nga Zeni Ballazhi, hapet në Barabar Centre, në katin e katërt të Hotel Grand-it, dhe mbetet i hapur deri më 29 tetor. Dymbëdhjetë artistë nga Kosova, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Sllovenia, Maqedonia e...
Burimi:
kultplus.com