Play-off-i i Botërorit 2027/ Shqipëria lufton deri në fund ndaj Uellsit, kualifikimi vendoset në ndeshjen e kthimit

Play-off-i i Botërorit 2027/ Shqipëria lufton deri në fund ndaj Uellsit, kualifikimi vendoset në ndeshjen e kthimit

Kombëtarja e vajzave zhvilloi një ndeshje të madhe mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”, në sfidën e parë ndaj Uellsit, e vlefshme për raundin e parë të play-off-it të Botërorit 2027. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Armir Grima, dhuruan një paraqitje dinjitoze dhe luftuan deri në fund për një rezultat pozitiv, por u mundën minimalisht me rezultatin 0-1. Një sfidë ku Shqipëria tregoi karakter, guxim dhe dëshirë për të kërkuar golin, duke e mbajtur të hapur betejën për kualifikimin. Trajneri Grima hodhi në fushë këtë formacion: Spahiu (GK), Bajraktari, Hilaj, Maliqi, Levenaj, Franja, Gresa Berisha, Metalla, Krasniqi, Fortesa Berisha, Doçi. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që qarkulluan topin dhe kërkuan hapësirat drejt portës kundërshtare. Shqipëria krijoi disa mundësi...