Plas sherri mes të dënuarve në burgun e Reçit, kontrollet zbulojnë sende të ndaluara nëpër qeli

Plas sherri mes të dënuarve në burgun e Reçit, kontrollet zbulojnë sende të ndaluara nëpër qeli

burgu i recit SHKODËR- Një konflikt mes disa të dënuarve është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Reç. Mësohet se pas incidentit, Agjencia e Mbikëqyrjes së Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP) ka ushtruar kontrolle në ambientet e institucionit. Autoritetet kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll, teksa të lënduarve u është ofruar ndihme mjekësore nga stafi. Ndërkohë, nga informacionet paraprake bëhet me dije se gjatë kontrolleve janë konstatuar sende të ndaluara. Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e përplasjes, identiteti i personave të përfshirë apo lloji i sendeve të gjetura./ZËRI