Plas lufta për pagat në drejtësi/ Thesari nuk kalon rritjen, financat: duhet kuvendi
Një përplasje e fortë institucionale është hapur mes sistemit të drejtësisë dhe Ministrisë së Financave për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë përcaktuar një pagë të re referuese për magjistratët, duke e çuar atë në 222,425 lekë, nga rreth 156,800 lekë që ishte më parë. Pagës referuese i shtohen edhe 14 mijë lekë për nivelin e kualifikimit. Por listëpagesat e muajit gusht të përllogaritura sipas formulës së re nuk janë ekzekutuar nga Thesari. Ministria e Financave kundërshton termin “bllokim pagash”. Sipas saj, KLGJ dhe KLP kanë paraqitur listëpagesa të bazuara në një metodologji që nuk është aktualisht e miratuar me ligj dhe ndryshimi financiar mund të bëhet vetëm pas ndërhyrjes së Kuvendit. Për këtë arsye,...
Burimi:
ntv.al