Plarent Ndreca zbulon përplasjen me Ramën: I kam thënë se mes Veliajt dhe të tij, kam zgjedhur…

Plarent Ndreca zbulon përplasjen me Ramën: I kam thënë se mes Veliajt dhe të tij, kam zgjedhur…

Përplasja politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, duket se po prodhon edhe rreshtime të reja brenda Partisë Socialiste. Plarent Ndreca, një prej drejtuesve politikë të PS-së në qarkun e Tiranës dhe avokat i Veliajt, ka bërë një deklaratë të fortë pas daljes nga gjykata pas seancës për klientin e tij, duke e bërë të qartë se në përplasjen mes interesave politike të kryeministrit dhe të drejtave ligjore të Veliajt, ai ka zgjedhur këtë të fundit. “Nëse përplasen interesat e mia si drejtues politik i PS-së apo interesat politike të kryeministrit me interesat ligjore të zotit Veliaj, unë zgjedh të mbroj interesat ligjore të zotit Veliaj”, deklaroi Ndreca, duke zbuluar gjithashtu se ka pasur komunikim të vazhdueshëm me Ramën...